Press Online
SHOWBIZ

Nora Istrefi pa makijazh (Foto)

Këngëtarja Nora Istrefi ishte pa diskutim një prej primadonave të shfaqjes më të fundit të modës nga Valdrin Sahiti.

Nora dhe Valdrini të cilët kanë një miqësi të gjatë bashkë që nga shkolla fillore, kanë qenë bashkëpunëtorë tash e sa vite, duke bërë që Sahiti të jetë stilisti i përzgjedhur për dukjen e çdo paraqitjeje të këngëtares.

Si rrjedhojë, Nora nuk mund të mungonte në sfilatën e tij të fundit, ku kishte veshur një fustan ngjyrë të artë plot shkëlqim.

Në një nga kronikat e emisionit Prive që tregonte prapaskenat e përgatitjes së sfilatës, Nora mund të shihet në dhomën e provave teksa provon fustanin me të cilin do të paraqitej në event.

Ajo u shfaq pa makijazh në prapaskenë, duke vënë kështu në pah tërësisht dukjen e saj natyrale, gjithë “ujë e sapun”.

Dhe mund të thuhet se këngëtarja e hitit “Dy shokë” dukej mjaft bukur dhe në formë edhe pa grim, gjersa vazhdon të mbetet në super formë edhe sa i përket vijës trupore.

Nora përndryshe ishte vetëm një nga emrat e shumtë që morën pjesë në sfilatën e Valdrinit, që përfshinin ndër të tjerash të famshmit si: Capital T, Bora Zemani, Donald Veshaj, Era Istrefi, Jehona Sopi e të tjerë. /Telegrafi/

 

Lajme të ngjashme

Rita Ora shfaqet në “partyn” me plot yje të De Niros dhe Buntonit

Press

Messi dhe Antonela shfaqën në top formë në Ibiza

Press

Arbenitën siç nuk e keni parë

Press

Ka shkelur pothuajse gjithë botën, ku janë vajzat më të bukura sipas Blendi Fevziut

Press

E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet

Press

Ledri përballet me një situatë të sikletshme gjatë koncertit në Tiranë

Press