Njëra nga aktoret më të bukura të Hollywoodit, Charlize Theron, ndër vite ka treguar se eksperimentimi me modele flokësh nuk është e pazakontë për të dhe tani me një ndryshim të tillë ka tërhequr vëmendjen e publikut në një eveniment gala në Afrikë.
Bukuroshja zgjodhi një dukje pak më të guximshme duke ndryshuar flokët nga bionde platini dhe duke u shfaqur në ‘Africa Outreach Project’ flokë të zeza me balluke që arrinin deri te supet e sa dhe natyrisht të gjithë sytë ishin tek ajo.
“Unë nuk mendoj se jam e guximshme për sa i përket modës, më pëlqejnë gjërat klasike. Por, për disa arsye nuk kam qenë aq e përmbajtur me flokët e mi”.
“Nuk jam e lidhur me to – jam e emocionuar të ndryshoj dhe gjithmonë mendoj se do të rriten sërish, edhe nëse e urrej”, kishte theksuar asokohe aktorja duke shtuar se pas ndryshimeve të mëdha qëndrojnë kryesisht rolet filmike. /Telegrafi/