Press Online
SHOWBIZ

Aktori zbulon cfarë ndodhi pas shuplakës së Will Smith: Ishte i tronditur

Aktori Tyler Perry ka zbuluar së fundmi se cfarë ndodhi pas incidentit të Oscars të Will Smith.

Gjatë një bisedeme Gayle King si pjesë e serisë së regjisorëve të Festivalit të Filmit Tribeca , Perry, trajtoi momentin tronditës.

Aktori  (i cili ishte në Oscars për të nderuar Sidney Poitier gjatë segmentit In Memoriam) u fotografua duke folur me Will së bashku me Denzel Washington menjëherë pas situatës, por siç ia sqaroi King, ai nuk po e “ngushëllonte” atë, por ishte si ” depërshkallëzimi i situatës.

“Ka një ndryshim midis ngushëllimit dhe heqjes së tensionit. Dhe unë u largova herët për të shkuar te Chris për t’u siguruar që ai ishte mirë. Të qenit miq me të dy ka qenë shumë e vështirë,” rrëfeu komediani.

“Më beso, sado e dhimbshme që ishte për të gjithë ne në dhomë, ishte po aq e dhimbshme për Chris, duhet vlerësuar për mënyrën se si e trajtoi situatën”, shtoi ai. “Por unë dua që ju të kuptoni se diçka ndodhi që ishte jashtëzakonisht e dhimbshme edhe për Will. Ky nuk është justifikim. Ai ishte plotësisht i gabuar për atë që bëri. Por diçka e nxiti atë – kjo është shumë jashtë çdo gjëje që ai është.”

Tyler deklaroi  gjithashtu se shpërthimi ishte “i gabuar dhe ia tha këtë gjë Smith”.
“Dhe unë do t’ju them, kur shkuam tek ai, ai ishte i shkatërruar. Ai nuk mund ta besonte atë që ndodhi. Nuk mund ta besonte se e bëri atë,” kujtoi aktori. “Unë po e shikoja këtë njeri në sy dhe i thashë: “Çfarë po bën? Kjo është nata jote”. Dhe për të arritur deri në këtë moment, duke fituar një Oscar, ky ishte një nga momentet kurorëzuese të karrierës së tij që ai e donte kaq shumë, dhe që të ndodhte diçka e tillë…”

“Unë mendoj se ai  po përpiqet ende të kuptoj se çfarë ka ndodhur,” vazhdoi Perry. “Sepse ajo që do t’ju them është se sapo lexova librin e tij dhe është ky moment ku  tregon se nuk mund ta mbronte nënën e tij nga dhuna e të atit kur ishte i vogël . E di, ajo ndjenjë e të qenit burrë dhe të menduarit për djalin e vogël. Dhe nëse kjo traumë nuk trajtohet menjëherë, ndërsa rritesh, do të shfaqet në kohën më të papërshtatshme, më të tmerrshme. Unë e njoh Willin. E njoh mirë. ”
Gjatë shfaqjes së çmimeve të marsit, Smith doli në skenë dhe goditi komedianin Chris Rock për batutën që ai bëri ndaj gruas së tij Jada Pinkett Smithe cila vuan nga alopecia. Disa ditë më vonë, aktori i ‘Bad Boys’ ikërkoi falje publike Rock dhe njoftoi dorëheqjen nga Akademia, e cila më pas e ndaloi atë të merrte pjesë në ceremonitë e tyre për 10 vitet e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Rita Ora shfaqet në “partyn” me plot yje të De Niros dhe Buntonit

Press

Messi dhe Antonela shfaqën në top formë në Ibiza

Press

Arbenitën siç nuk e keni parë

Press

Ka shkelur pothuajse gjithë botën, ku janë vajzat më të bukura sipas Blendi Fevziut

Press

E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet

Press

Ledri përballet me një situatë të sikletshme gjatë koncertit në Tiranë

Press