Press Online
SHOWBIZ

Çka thuhet në letrën e Dukagjin Lipës pas tërheqjes së Festivalit Sunny Hill nga Prishtina

Dua Lipa, ka reaguar në facebook pas lajmeve që festivali Sunny Hill nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë

Dukagjin Lipa organizator dhe themelues i Sunny Hill ka publikuar një letër në Facebook të cilën ia ka adresuar Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti, Ministrave Elbert Krasniqi dhe Hajrullah Çeku, Donika Gërvalla = Schwarz dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Më poshtë letra e Dukagjin Lipës;
Të dashur miq,

Kjo është letra të cilën e kam shkruar me veshtirësi të madhe e me shumë zemër të rëndë por dërgesa e së njejtës ka qenë e paevitueshme.

Pas pritjeve, tentimeve, lutjeve e kërkesave, pas votimeve unanime dhe atyre të plotfuqishme prap e gjetem veten peng i politikbërjës në kurriz të festivalit dhe të rinjëve të Kosovës.

Vendimi ishte i vështire por i domosdoshëm.

Presim ditë më të mira e rikthim sa më të shpejtë në Prishtinë.

—————
nderuara Presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

I nderuari Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti,

Të nderuar ministra Krasniqi dhe Çeku,

E nderuara ministre Gërvalla-Schwarz,

I nderuari Kryetar i Prishtinës, zt. Përparim Rama,

Me anë të këtij njoftimi, me keqardhje dhe dëshpërim të madh, ju lajmërojmë se për shkak të vonesave të shumta të shkaktuara nga mungesa e përgjigjes dhe vendimit përfundimtar për dhënien në shfrytëzim të hapësirës për festivalin, nga ana e MAPL, edicioni i këtij viti i festivalit Sunny Hill nuk do të mund të mbahet në Prishtinë.

Edhe pse jemi duke hyrë në vitin e tretë të pritjes për përgjigje përfundimtare dhe finalizim të procesit për përcaktimin dhe dhënien e një hapësirë në shfrytëzim për masovizim të platformës së festivalit, për të krijuar një ekosistem të gjerë përfitues për interesat strategjike të shtetit tonë në mbarë botën, gjithë kjo kohë ka qenë e pamjaftueshme për institucionet relevante për marrjen e një vendimi përfundimtar, i cili do t’ia lejonte festivalit Sunny Hill përgatitjet e domosdoshme për mbajtjen e një edicioni dinjitoz në Prishtinë.

Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asamblistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë.

Lajme të ngjashme

Rita Ora shfaqet në “partyn” me plot yje të De Niros dhe Buntonit

Press

Messi dhe Antonela shfaqën në top formë në Ibiza

Press

Arbenitën siç nuk e keni parë

Press

Ka shkelur pothuajse gjithë botën, ku janë vajzat më të bukura sipas Blendi Fevziut

Press

E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet

Press

Ledri përballet me një situatë të sikletshme gjatë koncertit në Tiranë

Press