Press Online
KURIOZITETE

Hëna mund të ketë mjaftueshëm ujë për një bazë hënore, pretendon studimi

Hëna mund të ketë mjaftueshëm ujë nën sipërfaqen e saj për të përmbushur nevojat e një baze hënore dhe për t’u përdorur për karburant raketash, zbulon një studim i ri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkencëtarët besojnë se gazrat nga shpërthimet e lashta vullkanike mund të kenë lënë akull qindra metra të trashë të varrosur në Hënë, me shumë mundësi në polet e saj.

Studiuesit në SHBA besojnë se dy të pestat e avullit të ujit të nxjerrë nga vullkanet që shpërthyen dy deri në katër miliardë vjet më parë mund të jenë vendosur në kratere ku nuk mund të arrijnë rrezet e diellit.

Gjatë asaj kohe, mijëra milje katrore të sipërfaqes së Hënës u mbuluan nga lumenj dhe liqene të mëdha llave që kanë krijuar njolla të errëta, ose maria, të cilat e bëjnë satelitin e Tokës kaq të veçantë sot.

Lajme të ngjashme

Australia fut bletët në karantinë, kjo është arsyeja

Press

Një mënyrë e thjeshtë për të hequr çamçakëzin nga rrobat

Press

Rekord, godet topin 351 herë më kokë për 60 sekonda!

Press

Çfarë ndodh nëse një aeroplan fluturon shumë lart?

Press

Ky është i vetmi zog në botë që ka mustaqe

Press

Disa mite të verës që nuk janë të vërteta

Press