Kjo është si një përrallë!
Supermodelja e viteve ’90, Kate Moss, ka jetuar në shumë kryeqytete botërore gjatë karrierës së saj të gjatë, por vitet e fundit ajo ka gjetur qetësinë e saj në një idil rural vetëm dy orë me makinë nga Londra.
Ajo rregulloi një shtëpi të vjetër prej guri në Cotswolds dhe enterieri i saj i pazakontë është vërtet për t’u lavdëruar.
Kate Moss dëshmoi pak ditë më parë në një proces gjyqësor ndërmjet ish të dashurit Johnny Depp dhe Amber Heard nga shtëpia e saj në afërsi të Londrës, transmeton Telegrafi.
Ish-modelja jeton prej disa vitesh atje, ku ka dekoruar me bollëk dhe stil një bukuri të vërtetë rurale, një vilë të vjetër prej guri në Cotswolds.