Press Online
SHËNDETI

Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni kurrë për mëngjes

Deri tani mund të keni menduar se ushqimet që po konsumoni për mëngjes janë të duhurat, por mund të keni qenë gabim. Ndoshta ushqimet që ju i mendoni perfekte për vaktin e mëngjesit nuk janë aspak të ushqyeshme, përmbajnë shumë sheqer dhe për më tepër mund t’ju bëjnë të ndiheni të uritur shumë shpejt.
Më poshtë po ju rendisim 7 llojet e ushqimeve që nuk duhet t’i konsumoni asnjëherë në mëngjes.
Tërshëra e përzier
Paketimet e blera në dyqan mund t’jua bëjnë mëngjesin shumë të thjeshtë, por në përgjithësi janë të mbushura me sheqer dhe të varfëra në fibra. Më mirë përgatiteni në shtëpi, pasi mund ta kontrolloni edhe sasinë e sheqerit.

Sanduiçët e paketuar

Një sanduiç i bërë me vezë dhe perime në shtëpi mund të jetë i shëndetshëm, por jo ata që blini në dyqan. Sanduiçët e paketuar mund të përmbajnë sodium, konservantë dhe yndyrna të pashëndetshme.

Lëngjet jeshile
Sigurisht që perimet që përdoren për lëngjet jeshile janë të pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, por frutat që i shtohen për ta ëmbëlsuar atë përmbajnë shumë sheqer. Po ashtu, këta lëngje janë të varfër në fibra dhe proteina duke u bërë të papërshtatshëm për t’u konsumuar në mëngjes.

Kosi i frutave

Mund të keni menduar se kosi i frutave ju bën mirë, por na lejoni t’ju themi se të gjitha bulmetrat e fermentuar përgatiten njësoj. Më mirë përgatiteni vetë në shtëpi dhe ëmbëlsojeni me mjaltë për ta kthyer në një ushqim të shëndetshëm për t’u konsumuar në mëngjes.
Tostë me gjalpë

Nëse ju pëlqen gjalpi duhet të keni shumë kujdes me llojin që përdorni. Shmangni gjalpin e paketuar që shitet në dyqane, pasi mund të ndikojë në sasinë e kolesterolit dhe mund të shkaktojë diabet ose sëmundje të zemrës.

Kafe

Një filxhan kafe mund t’ju bëjë shumë mirë, por ajo kurrë nuk mund të zëvendësojë vaktin e mëngjesit. Kafeina mund t’jua largojë oreksin për momentin, por do të ndiheni të uritur shumë shpejt.

Lajme të ngjashme

Sa ujë i duhet trupit tonë dhe për çfarë i duhet?

Press

Nuk duhet t’i hidhni më kurrë, farat e shalqirit janë të shkëlqyeshme për shëndetin

Press

Ky është një lajm fantastik për ata që konsumojnë çokollata

Press

Shtoni këtë përbërës në kafe çdo mëngjes dhe do të humbni kilogramët e tepërt

Press

Flini lakuriq në verë? Ja çfarë thonë mjekët

Press

A duhet konsumuar vezë gjatë verës?

Press