Press Online
SPORT

Mjeshtri i Kuzhinës Faruk Neziri, president i klubit Italian të futbollit “New Castellucchio”

Vetëtimthi ka shkrepur lajmi në mediat italiane se 47-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, mjeshtri i madh kampion i kuzhinës italiane Faruk Neziri, do të jetë sponsor dhe zyrtarisht president i ardhshëm i klubit futbollistik “New Castellucchio“, që garon në Kategorinë e Dytë. Fill pas emërimit të tij në këtë pozicion, Mjeshtri Neziri iu ka premtuar tifozëve të klubit “përkushtim maksimal për të arritur objektivat e larta” dhe siç është shprehur, “ngjitjen sa më lartë ne tabelën e klasifikimit”. Kuptohet, nuk ka munguar gëzim dhe festa tek tifozeria e këtij klubi, pas emrimit të presidentit të ri.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut (nga Çegrani i Gostivari) tanimë 30 vite rresht jeton e vepron në pjesën verior të Italisë. Gjatë kësaj periudhë kohore ai pothuajse ka arritur t’i “grabisë”, të gjitha Mirënjohjet dhe Çmimet prestigjioze ndërkombëtare, në këtë profesion. Para ca vitesh, restorati i tij “La Perla” në qytetin universitar Graz të Austrisë, u radhitë ndër më të mirët dhe më të frekuentuarit atje. Thjeshë Maesstro Neziri po i prek majat e suksesit në gastronominë botërore, profesion të cilin ai e ushtroi dhe përqafoi me përkushtim dhe dashuri që nga ditët e para kur e filloi e derimë sot.
Përndryshe Faruk Neziri, shqiptari me origjinë Çegrani i Gostivarit, ka lindur në vitin 1974, në Bihaç të Bosnjë Hercegovinës, tanimë tridhjetë vite jeton në Itali dhe si të thuash është i rrënjosur mirë në Castellucchio (qytet në Italinë veriore), kurse paraprakisht kishte jetuar në Romë të Italise dhe më pastaj më pas në Asola.
“Interesimi për futbollin” thekson Neziri – e ka të lindur dhe traditë. Ka ndjekur dikur futbollin e klubeve jugosllave, sikurse edhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve atëherë. Rrjedhimitsht është pikërisht kjo “nostalgji” që Faruk Nezirin e bënë prapë t’i “përvishet” futbollit. Ai e quan të rëndësishëm investimin në futboll.

Lajme të ngjashme

Ish-presidenti i Bayernit: Barcelona të ndalojë ofertat për Lewandowskin

Press

Mallorca i ofroi veç 8 milionë euro për Muriqin, u refuzua nga Lazio

Press

Zyrtare: Lukaku rikthehet tek Interi

Press

Kupa e Botës po afron, ju njohim me disa kuriozitete të kësaj gare madhështore

Press

Nën hapat e të atit, Cristiano Jr nuk humb kohë, stërvitet së bashku me Ronaldon

Press

Sterling arrin marrëveshje personale me Chelsean

Press