Press Online
SHOWBIZ

“Squid Game” bëhet realitet, Netflix njofton lojën e re me çmim real prej 4.56 milionë dollarë

“Squid Game”, një serial koreano-jugor në të cilin garuesit konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për disa miliardë dollarë, u bë hit në mbarë botën. Por ndërsa pritet që të vijë së shpejti dhe sezoni i dytë, gjigandi i transmetimit Netflix po e kthen serialin në një reality show.

“Squid Game: The Challenge” po cilësohet si konkursi më i madh ndonjëherë, në të cilin do të marrin pjesë 456 garues që do të luftojnë për një çmim të madh prej 4.56 milionë dollarësh. Loja, e cila pritet të zgjasë për 10 episode do të xhirohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sigurisht, nuk do të ketë lojëra vdekjeprurëse si në serial. Netflix po kërkon aplikantë që flasin anglisht nga kudo në botë. Duke njoftuar lajmin emocionues, gjigandi i transmetimit tha: “Netflix po sjell në jetë fenomenin global Squid Game me kompeticionin më të madh ndonjëherë, Squid Game: The Challenge.

Me çmimin më të madh në historinë e TV, 456 lojtarë të vërtetë do të hyjnë në lojë në ndjekje të një shpërblimi që do të ndryshojë jetën prej 4.56 milionë dollarësh.”

Lajme të ngjashme

Rita Ora shfaqet në “partyn” me plot yje të De Niros dhe Buntonit

Press

Messi dhe Antonela shfaqën në top formë në Ibiza

Press

Arbenitën siç nuk e keni parë

Press

Ka shkelur pothuajse gjithë botën, ku janë vajzat më të bukura sipas Blendi Fevziut

Press

E veshur me rroba banje dhe fustan rrjetë, Bora Zemani poston fotot provokuese nga pushimet

Press

Ledri përballet me një situatë të sikletshme gjatë koncertit në Tiranë

Press