Press Online
GLOBI

Zjarr me përmasa të frikshme në Romë, shtëllunga e tymit shihet nga kilometra largësi

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë pasditen e së mërkurës në Romë. Mediat në vend raportojnë se zjarri ka rënë në një impiant të përpunimit të mbetjeve. Sipas autoriteteve lokale në vend, të pranishëm në vendin e ngjarjes janë disa ekipe zjarrfikësish ndërsa flakët janë përhapur në të paktën dy magazina ku mbaheshin letër dhe plastikë.

Ndërkohë, në mediat sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shtëllungat gjigante të tymit duken edhe nga kilometra larg.

Veç tymit që po ndot ajrin për banorët që jetojnë në atë zonë, situata përkeqësohet edhe pasi aty pranë ndodhen depo të gazit dhe benzinës. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo viktima.

Lajme të ngjashme

Ukraina shkëput lidhjet diplomatike me Sirinë

Press

Stoltenberg: Rusia është kërcënim direkt për sigurinë e anëtarëve të NATO-s

Press

NATO synon ndryshimet më të mëdha prej Luftës së Ftohtë

Press

G7 ndan 14 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Press

Scholz pas mbledhjes së G7-ës: Putin ka vetëm një rrugë

Press

Johnson: Njerëzit janë të tronditur nga ajo që Putin është në gjendje të bëjë

Press