Problemet historike dhe momentale në rajon mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, potencoi sekretari për marrëdhënie me shtetet e Fronit të Shenjtë, kryepeshkopi Poll Riçard Gallager, në konferencën e sotme në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në vizitën kthyese në të cilën realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, kryepeshkopi potencoi se shpreh kënaqësi që e viziton Republikën e Maqedonisë së Veriut, vend i cili, siç tha “Froni i Shenjtë së bashku me të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor e ndjek me vëmendje të veçantë”. “Prania ime këtu ofron mundësi t’i vazhdojmë bisedat bilaterale të cilat tashmë i mbajmë për raste të ndryshme. Siç është e ditur, Froni i Shenjtë e njohu pavarësinë e vendit që nga viti 1991, ndërsa marrëdhëniet diplomatike janë vendosur më 21 dhjetor 1994. Lidhur me bashkëpunimin midis kishës katolike dhe vendin që nga pavarësia e vet disa qeveri i kanë kultivuar marrëdhëniet e mira me kishën katolike”, tha ai. Shtoi se në mesin e ngjarjeve të rëndësishme që duhet t’i nënvizojmë janë kanonizimi i Nënë Terezës në Kalkutë dhe trashëgimia e apostullit Petar me vizitën e papa Françeskut në dhjetor 2019, si edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Fronin e Shenjtë në vitin 2016.Së fundi, u mirëpritën përpjekjet me të cilat Maqedonia e Veriut i përmbush reformat e kërkuara nga procesi integrues euroatlantik, duke shpresuar se me zgjidhje do të tejkalohen pengesat e tjera që i pengojnë negociatat. “Problemet historike dhe aktuale në rajon mund të zgjidhen vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë,” tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryepeshkopi dërgoi një mesazh paqeje duke bërë thirrje për shmangien e konfliktit siç e shohim në Ukrainë këto ditë dhe për këtë arsye, siç tha ai, “me gjithë vështirësitë, ne duhet të përpiqemi të rivendosim dialogun midis kombeve dhe të inkurajojmë njerëzit, për të kapërcyer dallimet në mënyra paqësore.”
Ministri Osmani në konferencë shtypi vlerësoi se midis Vatikanit dhe Shkupit janë duke u zhvilluar marrëdhënie të afërta, miqësore dhe të sinqerta.