Press Online
MAQEDONI

Grubi: Për propozimin francez ndaj të njejtin qëndrim me Kovaçevskin dhe Osmanin

Zëvendëskryeministri Artan Grubi thotë se ndan të njëjtin qëndrim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin Bujar Osmani për propozimin francez.

“E ndaj të njëjtin qëndrim me Kovaçevskin dhe Osmanin”, u përgjigj shkurt Grubi i pyetur për qëndrimin e tij pas propozimit të publikuar nga Franca për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Dje, kryeministri Kovaçevski theksoi se propozimi për ngritjen e vetos bullgare ende nuk ka mbërritur në Shkup dhe do të arrijë vetëm pasi të pajtohen vendet anëtare të BE-së, përfshirë Bullgarinë.

Kovaçevski shpjegoi se propozimin e bëjnë vendet anëtare të BE-së, sepse ne jemi një vend që dëshiron të anëtarësohet.

Në bazë të propozimit që do të harmonizohen, thotë Kovaçevski, “kur të jetë gati dhe nëse harmonizohet mes të gjitha shteteve anëtare do të na dorëzohet dhe pastaj do t’i japim vërejtjet tona”.

Sipas Kovaçevskit, “në zgjidhjen eventuale të kontestit do të duhet të ketë garanci se këto do të jenë kërkesat e fundit të Bullgarisë”. Ai përsëriti se nuk do të ketë bisedime për gjuhën maqedonase dhe identitetin.

Lajme të ngjashme

Ahmeti: Jemi në rrugë të duhur, duhet të punojmë së bashku!

Press

Talat Xhaferi mbetet kryetar i kuvendit

Press

Gencovska: Nuk ka propozim të ri francez, gjithçka varet nga Shkupi

Press

Mickoski: Pushteti propozimin e ri francez ta publikojë në ueb-faqen e Qeverisë

Press

Kovaçevski: Propozimi i ri francez do të kaloj në të gjitha filtrat para se të merret vendimi final

Press

Mishel: Kemi zgjidhje për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, tani është koha të thuhet po

Press