Press Online
SPORT

Mourinho e dëshiron ribashkimin me yllin e Realit te Roma

Jose Mourinho raportohet se e dëshiron Gareth Balen te AS Roma. Sulmuesi uellsian do të largohet si lojtar i lirë nga Real Madridi në afatin kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon zyrtarisht më 30 qershor – transmeton Gazeta Express.

Bale nuk e ka zbuluar ende të ardhmen e tij, por shumë klube kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, duke përfshirë edhe Romën.

Sipas “Calciomercato”, Mourinho e dëshiron ribashkimin me 32-vjeçarin, me të cilin kishte punuar te Tottenham Hotspur.

Megjithatë, Roma duhet ta fitojë garën për të siguruar shërbimet e sulmuesit të krahut, pasi lojtari është i lidhur me një kalim edhe te klubet si Southampton, Newcastle United, Cardiff City, Aston Villa dhe Tottenham. /Gazeta Express/

Image

Lajme të ngjashme

Ish-presidenti i Bayernit: Barcelona të ndalojë ofertat për Lewandowskin

Press

Mallorca i ofroi veç 8 milionë euro për Muriqin, u refuzua nga Lazio

Press

Zyrtare: Lukaku rikthehet tek Interi

Press

Kupa e Botës po afron, ju njohim me disa kuriozitete të kësaj gare madhështore

Press

Nën hapat e të atit, Cristiano Jr nuk humb kohë, stërvitet së bashku me Ronaldon

Press

Sterling arrin marrëveshje personale me Chelsean

Press