Press Online
TEKNOLOGJI

Snapchat mund të bëhet me pagesë

Snapchat po bën teste të brendshme të një abonimi me pagesë të quajtur Snapchat Plus, i cili me sa duket do t’ju japë përdoruesve akses të hershëm në veçori, si dhe aftësi të tjera.

Në një deklaratë për The Verge, zëdhënësja e Snap, Liz Markman tha: “Ne po bëjmë testimin e brendshëm të hershëm të Snapchat Plus, një shërbim i ri abonimi për përdoruesit. Jemi të ngazëllyer për potencialin për të ndarë me abonentët tanë veçori ekskluzive, eksperimentale dhe para-publike dhe për të mësuar më shumë se si mund t’i shërbejmë më së miri komunitetit tonë”.

Sipas imazheve dhe informacionit të postuar në Twitter nga studiuesi i aplikacioneve, Alessandro Paluzzi, Snap po teston gjithashtu veçori të tjera për Snapchat Plus, duke përfshirë funksionin për të fokusuar një nga miqtë tuaj si “#1 BFF”, të ndryshojë ikonën e Snapchat dhe kush ka rishikuar storjet tuaja.

Paluzzi gjithashtu tregoi se çmimi për Snapchat Plus aktualisht renditet për 4.59 euro në muaj dhe 45.99 euro në vit.

Lajme të ngjashme

Spotify lanson veçorinë karaoke në aplikacion

Press

Ka disa sekrete si të kurseni baterinë e iPhone

Press

Katër gjëra që duhen marrë parasysh përpara se të blini një celular të përdorur

Press

Çfarë duhet të bëni nëse kompjuteri juaj papritmas fiket?

Press

Google: Telefonat Apple dhe Android janë hakuar nga “spiunët” italianë

Press

43 vite pa dalë nga garazhi, BMW-ja e rrallë del në ankand

Press