Press Online
RAJON

Vettingu dhe konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Kurti: Morëm dritën jeshile nga Komisioni i Venecias

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën e gjelbër Qeverisë së Kosovës për të vazhduar me Vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, shkruan Gazeta Express.

“Rivlerësimin e verifikimin e aftësive të krerëve të pushtetit gjyqësor dhe prokurorial e nisim me mekanizma të jashtëm, të pavarur nga çdo ndërhyrje.  Sot jemi këtu për të prezantuar Vettingun dhe konfiskimin e  pasurisë së pajustifikueshme. Të dy këto të vlerësuara lartë nga Komisioni i Venecias që Qeverisë së Kosovës ia ka falur besimin profesional për të jetësuar reformën e premtuar. Komisioni i Venecias na bind që reformat janë adekuate dhe në pajtim me politikat e shteteve demokratike”, ka thënë kryeministri Kurti në konferencë për media.

Lajme të ngjashme

Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë në BE/ Ja kur pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Press

Edi Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe

Press

Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor 2022

Press

‘Harbohet’ Vuçiq: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

Press

Krasniqi pas takimit me Kurtin: PDK ka vite që ka propozuar fillimin e Vetingut

Press

Lajçak: Mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën kurrë s’ka qenë më e fuqishme

Press