Press Online
RAJON

Washington Post për vizitën e Konjufcës: Zyrtari i parë i lartë që po i viziton ish-krerët e UÇK-së

Prestigjiozja amerikane The Washington Post i ka kushtuar një artikull vizitës së kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca në Hagë.

WP raporton për kritikën që Konjufca ka bërë për Specialen karshi kohëzgjatjes së procesit të gjykimit për ish-eprorët e UÇK-së, transmeton Gazeta Express.

“Një zyrtar i lartë i Kosovës kritikoi të premten kohëzgjatjen e procesit të gjyqit të Speciales për ish-luftëtarët e burgosur për pavarësi të akuzuar për krime lufte gjatë dhe pas luftës 1998-1999 në vendin ballkanik.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për në Hagë të Holandës, për t’u takuar me pesë ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Të pestë i kanë mohuar akuzat. Arrestimi i parë u bë në shtator 2020, tre muaj pasi akuzat u bënë publike”, thuhet në artikullin e gazetës amerikane.

Konjufca e kritikoi procesin e gjatë, duke i përmendur të drejtat e të dyshuarve për t’u gjykuar “brenda kornizës më të arsyeshme kohore të mundshme”.

“Nuk po e shohim këtë në Gjykatën Speciale”, u tha Konjufca gazetarëve. Ai është lideri i parë i lartë kosovar që viziton të dyshuarit për krime lufte. Muajin e kaluar kryeministri shqiptar Edi Rama shkoi në Hagë për të takuar Thaçin.

Konjufca sot ka takuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe Pjetër Shalën, dhe pritet ta takojë edhe Rexhep Selimin.

Kurse nesër ai do t’i takojë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së, Gucati e Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Anëtarësimi i RMV-së dhe Shqipërisë në BE/ Ja kur pritet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare

Press

Edi Rama në NATO: Kosova të ftohet menjëherë në Partneritetin për Paqe

Press

Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor 2022

Press

‘Harbohet’ Vuçiq: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

Press

Krasniqi pas takimit me Kurtin: PDK ka vite që ka propozuar fillimin e Vetingut

Press

Lajçak: Mbështetja për liberalizimin e vizave për Kosovën kurrë s’ka qenë më e fuqishme

Press