Press Online
SPORT

Zyrtare: Eddie Nketiah nënshkruan kontratë të re me Arsenalin

Arsenali ka njoftuar zyrtarisht për vazhdimin e bashkëpunimit me Eddie Nketiahn. Klubi londinez bëri të ditur se 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate, shkruan Gazeta Express.

Pas arritjes së marrëveshjes, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shprehur i lumtur që Nketiah po qëndron.

“Jam i kënaqur që Eddie po qëndron me ne. Ai përfaqëson atë që ne jemi të gjithë dhe të gjitha vlerat e klubit. Jemi shumë të lumtur që ai ka zgjatur kontratën e tij dhe tani duhet të fillojmë punën dhe të vazhdojmë të zhvillojmë talentin dhe personin e madh që kemi tek ai”, tha Arteta për faqen zyrtare të klubit.

Eddie Nketiah me Arsenalin ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027. Sulmuesi anglez nga sezoni i ardhshëm do të mbajë fanellën me numrin 14.

Lajme të ngjashme

Ish-presidenti i Bayernit: Barcelona të ndalojë ofertat për Lewandowskin

Press

Mallorca i ofroi veç 8 milionë euro për Muriqin, u refuzua nga Lazio

Press

Zyrtare: Lukaku rikthehet tek Interi

Press

Kupa e Botës po afron, ju njohim me disa kuriozitete të kësaj gare madhështore

Press

Nën hapat e të atit, Cristiano Jr nuk humb kohë, stërvitet së bashku me Ronaldon

Press

Sterling arrin marrëveshje personale me Chelsean

Press