Press Online
GLOBI

Scholz pas mbledhjes së G7-ës: Putin ka vetëm një rrugë

Kancelari gjermane Scholz ka bërë komentet përmbyllëse pas mbledhjes së G7-ës, shkruan BBC. Scholz thekson se “vendet mund të përcaktojnë fatin e tyre” dhe nuk duhet “të sulmohen nga fqinjët e tyre”.

Ai dënoi sulmet në një qendër tregtare në Kremenchuk, për të cilën thotë se është “përsëri provë se Putini po vazhdon agresionin e tij brutal kundër popullsisë” në Ukrainë.

Duke iu referuar sanksioneve të vazhdueshme perëndimore, Scholz vazhdon: “Ka vetëm një rrugëdalje: që Putini të pranojë se planet e tij në Ukrainë nuk do të kenë sukses”.

Ai thotë se vendet e G7 do të konsiderojnë një kufizim të çmimit të naftës ruse dhe shpresojnë të trajtojnë çmimet e larta të energjisë të shkaktuara nga pushtimi i Moskës.

Gjithashtu se 4.5 miliardë dollarë (3.7 miliardë £) do të shpenzohen për të luftuar urinë globale, e përkeqësuar nga lufta ruse në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Çfarë loje po luajnë Arabia Saudite dhe Rusia teksa Biden ‘lutet’ për naftë?

Press

Vrasja e liderit të Al-Kaedës, ShBA: S’ka nevojë për test ADN-je, vdekjen na e konfirmuan burimet e shumta

Press

Austria nis pagesat me 180 euro bonus për çdo fëmijë

Press

Pas 6 muaj luftë, mbërrin në Turqi anija e parë me grurë nga Ukraina

Press

Pelosi: Erdhëm që ta bëjmë të qartë se nuk do ta braktisim Tajvanin

Press

Vrasja e liderit të Al-Kaedës, ShBA: S’ka nevojë për test ADN-je, vdekjen na e konfirmuan burimet e shumta

Press