Press Online
SPORT

Sterling arrin marrëveshje personale me Chelsean

Raheem Sterling pritet ta vazhdojë karrierën në Chelsea. Sulmuesi anglez ka arritur marrëveshje personale me “Blues”, njofton gazetari italian Nicolo Schira, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithnjë sipas tij, “Të Kaltrit” besojnë se do ta finalizojnë transferimin e futbollistit të Manchester Cityt në ditët në vazhdim.

Tash, iu mbetet londinezëve ta gjejnë gjuhën e përbashkët me kampionin aktual të Anglisë. Kontrata aktuale e përfaqësuesit anglez me “Citizens” përfundon në vitin 2023.

Trajneri Pep Guardiola nuk e sheh si të pashitshëm Sterlingun, i cili nuk është më lojtari i rëndësishëm i viteve të fundit.

Prandaj, janë mundësitë reale që ai të largohet nga “Etihad Stadium” dhe të përfundojë në “Stamford Bridge”. Ish-futbollisti i Liverpoolit pëlqehet edhe nga Paris Saint-Germaini.

Lajme të ngjashme

Rruga pa krye e Cristiano Ronaldos

Press

‘L’Equipe’: PSG arrin marrëveshje për transferimin e Renato Sanches

Press

Charles De Ketelaere zyrtarizohet te Milani

Press

Icardi vendos përfundimisht për t’u larguar nga PSG-ja

Press

Ronaldo e Maguire më të sharët e Premierligës në Twitter

Press

Suarez prezantohet si lojtar i ri i Nacional te Uruguait (VIDEO)

Press