Press Online
RAJON

‘Harbohet’ Vuçiq: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë deklarata agresive pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e dokumenteve.

Presidenti serb ka folur sot edhe me tone kërcënuese për çështjen e targave. Ai ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.

Megjithatë, ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq në një adresim publik. /GazetaExpress

Lajme të ngjashme

Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Press

Kurti për shaminë në shkolla: Pragu të jetë nga 16-vjeç, s’është qëndrim i imi i ri

Press

Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Press

Ambasada amerikane në Kosovë: Kjo është lista e lajmeve të rreme nga Rusia (FOTO)

Press

Mërgata që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 13 miliardë euro

Press

Hakerët publikojnë e-mailet e Ramës

Press