Press Online
RAJON

Krasniqi pas takimit me Kurtin: PDK ka vite që ka propozuar fillimin e Vetingut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Krasniqi tha se PDK ka vite që ka propozuar dhe elaboruar nevojën për fillimin e një procesi të Vetingut në sistemin e drejtësisë në vend, teksa shtoi se një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta nga Komisioni i Venecias.

“Meqenëse edhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij ka kërkuar arritjen e konsensusit institucional e politik, transparencë dhe standarde të larta profesionale, PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme, është zhvillimi i këtij procesi nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përgjegjësinë kushtetuese të të cilit, në instancë të fundit, mbetet edhe miratimi ose jo i ndryshimeve kushtetuese të nevojshme”, është shprehur Krasniqi në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se partia të cilën ai e udhëheq mbetet e përkushtuar në ofrimin e kontributit të vet për çdo nismë ligjore dhe kushtetuese që i shërben reformave të nevojshme dhe që bëhet në koordinim të plotë me partnerët strategjik, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesit.

Kujtojmë se gjatë ditës kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar të parin e PDK-së për të diskutuar për Vetingun, ku pjesë e takimit ishte edhe ministrja e Drejtësisë, Ablulena Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Press

Kurti për shaminë në shkolla: Pragu të jetë nga 16-vjeç, s’është qëndrim i imi i ri

Press

Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Press

Ambasada amerikane në Kosovë: Kjo është lista e lajmeve të rreme nga Rusia (FOTO)

Press

Mërgata që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 13 miliardë euro

Press

Hakerët publikojnë e-mailet e Ramës

Press