Press Online
RAJON

Kurti: Veturave nga Serbia do t’u vendoset ngjitës në targa deri më 31 tetor 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë detaje lidhur me masat e reciprocitetit që janë marrë sot karshi Serbisë nga shteti i Kosovës. Kurti ka thënë se do të vlejë masa e ngjitësve në targa deri më datën 31 tetor.

“Me vendim të qeverisë sot rregulluam kalimin e kufirit shtetëror për qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, si dhe veturat me targa të regjistrimit të Serbisë. Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, në pikë-kalimet kufitare do të pajiset me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Ndërsa automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të vazhdojnë të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror. Ky mekanizëm do të vlejë deri me 31 tetor 2022”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme

Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Press

Kurti për shaminë në shkolla: Pragu të jetë nga 16-vjeç, s’është qëndrim i imi i ri

Press

Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Press

Ambasada amerikane në Kosovë: Kjo është lista e lajmeve të rreme nga Rusia (FOTO)

Press

Mërgata që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 13 miliardë euro

Press

Hakerët publikojnë e-mailet e Ramës

Press