Press Online
SPORT

Nën hapat e të atit, Cristiano Jr nuk humb kohë, stërvitet së bashku me Ronaldon

Cristiano Ronaldo është njëri ndër futbollistët më të mirë në botë, por me sa duket i biri do ta ndjekë rrugën e tij. Cristiano Junior po rritet dita ditës, njëkohësisht edhe profesionalisht falë stërvitjes që bën. Ai e ka një person i cili e mbështet vazhdimisht drejt rrugës së futbollit dhe ky është CR7. Futbollisti vazhdimisht e merr të birin në shumë stërvitje dhe shpesh janë fotografuar së bashku.

Para disa ditësh i biri i tij i ka mbushur 12-vjeç, ndërsa vijon akoma më shumë të stërvitet për të ndjekur rrugët e të atit.

Njëkohësisht ajo që u vu re ishte edhe fanella që Cristiano Jr kishte veshur, ndërsa mbante numrin shtatë që është numri i Ronaldos, përcjell Top Channel.

Kjo e vërtetoi akoma edhe më shumë që ai do të jetë një përfaqësues shumë i denjë i të atit, duke nisur si një talent i vogël por me dëshirën e madhe për sportin.

Ky është fëmija i parë i Ronaldos dhe sipas mediave ka ardhur në jetë nga një nënë surrogante. Deri më tani nuk dihet asnjë informacion për identitetin e saj, ndërsa futbollisti ka deklaruar se gjithçka do të ndodhë me kohën.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë që nga viti 2017, ata janë prindër të dy vajzave Alana Martina, 4 vjeç dhe vajza e porsalindur. Ylli i futbollit është gjithashtu baba i djalit Cristiano Jr., 11 vjeç dhe binjakëve 4 vjeçarë, Eva dhe Mateo.

Lajme të ngjashme

Rruga pa krye e Cristiano Ronaldos

Press

‘L’Equipe’: PSG arrin marrëveshje për transferimin e Renato Sanches

Press

Charles De Ketelaere zyrtarizohet te Milani

Press

Icardi vendos përfundimisht për t’u larguar nga PSG-ja

Press

Ronaldo e Maguire më të sharët e Premierligës në Twitter

Press

Suarez prezantohet si lojtar i ri i Nacional te Uruguait (VIDEO)

Press