Rusia parqet “kërcënim direkt” për sigurinë e vendeve të NATO-s të cilët u mblodhën në samitin në Madrid, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Në samitin, në të cilin për herë të parë nga viti 2000 duhet të revidohen orientimet e NATO-s, do ta bëjmë me dije se Rusia paraqet kërcënim direkt për sigurinë tonë”, thekson Stoltenberg.
Liderët e NATO-s në samitin në Madrid duhet ta miratojnë Konceptin e ri strategjik për 10 vitet e ardhshme, që do t’i definojë sfidat e sigurisë me të cilat përballet Aleanca dhe do t’i theksojë detyrat politike dhe ushtarake që NATO-ja duhet t’i bëjë për t’i zgjidhur.
Në Konceptin e fundit strategjik të miratuar në vitin 2010, Rusia u definua si partner strategjik i NATO-s.
Stoltenberg theksoi se pret së shpejti ratifikim të anëtarësimit suedez dhe finlandez në aleancën ushtarake.
“Do të sjellim vendim në samit për t’i ftuar Suedinë dhe Finlandën të bëhen anëtarë, me shpejtësi të paparë deri më tani”, deklaroi ai për gazetarët në fillim të ditës së dytë të samitit në Madrid.