Press Online
MAQEDONINË FOKUS

Analisti amerikan: Dezinformata ruse dhe lajme të rreme nuk kalojnë në mesin e banorëve të Ballkanit, me përjashtim të Serbisë

Rajoni është i prekshëm nga përhapja e propagandës ruse vetëm nëse qytetarët besojnë në dezinformata të ndryshme, burime informacioni të paverifikuara dhe të dyshimta, thotë Richard Kremer, njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor nga organizata Alliance USA – Europe në Uashington, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, përcjell PRESSonline.mk

“Ajo që shohim në Bullgari, Bosnje dhe kudo në Ballkanin Perëndimor, dezinformata të tilla ruse dhe lajme të rreme nuk kalojnë në mesin e banorëve të Ballkanit, me përjashtim të Serbisë, ku ka mbështetje të vazhdueshme publike për Rusinë. Për sa kohë që SHBA do të vazhdojë të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor që të bëhen demokraci të konsoliduara të tregut të lirë dhe të hapur, do t’i ndihmojë ata të integrohen më lehtë në BE. Përfitimi indirekt, në vend të imponimit të drejtpërdrejtë, duhet të jetë angazhimi i SHBA-së nga çdo administratë në Uashington ndaj Ballkanit”, thotë Kremer në intervistë. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

ESHR: Shkallë e ulët e zbatimit të masave të Qeverisë së Maqedonisë në sektorin e turizmit

Press

Nesër në Shkup, koncerti i madh Peace Festival për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Press

Grubi: Ndërtojmë të ardhme të re, duke mos lejuar përsëritjen e krimeve që errësojnë horizontin

Press

Qyçuk: Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, kjo do ta bllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Press

Çejku: Ali Ahmetin është kryediplomati më i mirë në RMV

Press

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Press