Press Online
MAQEDONINË FOKUSTOP LAJM

As “Ilindeni” nuk i bashkon VMRO-në dhe LSDM-në!

Opozitarja VMRO-DPMNE ka akuzuar pushtetin për partizimin e festës së Ilindenit në Meçkin Kamen. Sipas opozitës LSDM-ja e partizanizoi festën e Ilindenit në Meçkin Kamen, pasi që, siç theksojnë nga VMRO-DPMNE, pushteti nuk lejoi të marrin pjesë njerëzit, por vetëm aktivistët e tyre partiakë.

“Qeveria kufizoi hyrjen në Meçkin Kamen për njerëzit që kishin shkuar në Krushevë për të nderuar burrat e mëdhenj që kontribuan me jetën e tyre në Maqedoni. LSDM-ja tregoi primitivizëm të një përmasash të paprecedentë dhe nuk lejoi mijëra bashkëqytetarë tanë të marrin pjesë në Meçkin Kamen, siç bënë dekada më parë. Nga festa shtetërore me rastin e Ilindenit, LSDM-ja bëri një festë partiake, me disa qindra anëtarë të partisë të sjellë nga një numër i madh autobusësh gjysmë bosh që u nisën nga qytetet e gjithë vendit. LSDM-ja dhe Kovaçevski u frikësuan nga populli dhe ia hoqën të drejtën që të kujtojnë sakrificën e të parëve të tyre dhe ta përkujtojnë me dinjitet”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE, përcjell PRESSonline.mk

Nga kjo parti thonë se pas ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE-së, Ilindeni dhe manifestimi i Meçkin Kamenit do të jenë të hapur për të gjithë qytetarët dhe festa do t’i bashkojë sërish qytetarët pa dallim partie, etnie apo besimi.

Në anën tjetër nga partia më e madhe në pushtet LSDM-ja e Dimitar Kovaçevskit në një komunikatë me shkrim për media kanë theksuar se Ilindeni është themeli i shtetësisë maqedonase, monument i së kaluarës së lavdishme dhe fener për të ardhmen.

“Masovikisht, me krenari dhe mënyrë dinjitoze u kremtua festa e madhe kombëtare 2 Gushti – Dita e Republikës. Ilindeni është forca jonë për të ardhmen evropiane, për të ndërtuar një shtet të përbashkët për të gjithë qytetarët, një shtet të integruar në Bashkimin Evropian, si synim kryesor strategjik”, thonë nga LSDM. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Nesër në Shkup, koncerti i madh Peace Festival për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Press

Grubi: Ndërtojmë të ardhme të re, duke mos lejuar përsëritjen e krimeve që errësojnë horizontin

Press

Qyçuk: Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, kjo do ta bllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Press

Çejku: Ali Ahmetin është kryediplomati më i mirë në RMV

Press

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Press

21 vjet nga masakra e Lubotenit

Press