Press Online
SPORT

Charles De Ketelaere zyrtarizohet te Milani

AC Milan ka njoftuar edhe zyrtarisht për kompletimin e transferimit të Charles De Ketelaeres nga Club Brugge.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027 dhe do të mbajë fanellën me numrin “90”, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori belg është produkt i Club Brugge. Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e parë në vitin 2019.

De Ketelaere regjistroi 120 paraqitje dhe shënoi 25 gola, duke fituar tre herë titullin e kampionit në Belgjikë dhe dy herë Superkupën.

Ai gjithashtu numëron edhe tetë paraqitje e një gol me Kombëtaren A të Belgjikës.

Club Brugge në total besohet se ka përfituar 36 milionë euro nga shitja e Charles De Ketelaeres te Milani. /Gazeta Express/

Lajme të ngjashme

Rruga pa krye e Cristiano Ronaldos

Press

‘L’Equipe’: PSG arrin marrëveshje për transferimin e Renato Sanches

Press

Icardi vendos përfundimisht për t’u larguar nga PSG-ja

Press

Ronaldo e Maguire më të sharët e Premierligës në Twitter

Press

Suarez prezantohet si lojtar i ri i Nacional te Uruguait (VIDEO)

Press

Andi Zeqiri huazohet për një sezon tek Baseli

Press