Press Online
RAJON

Hakerët publikojnë e-mailet e Ramës

Hakerët të cilët sulmuan të gjitha platformat dhe faqet qeveritare pak ditë më parë kanë publikuar disa e-maile të kryeministrit Edi Rama.

Kryesisht janë ankesa të qytetarëve, të cilat kanë në fokus problemet e punësimit në administratë, problemet me pronat apo kriteret që përdoren në tenderët publikë të cilat kanë përjashtuar kompani të ndryshme.

Gjithashtu aty janë shqetësime të qytetarëve për situatën politika apo mbështetje për kryeministrin dhe punën e bërë deri tani.

Në 17 korrik Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se vendi ynë u përball me një sulm kibernetik.

Për këtë shkak, shërbimet online dhe sistemet qeveritare u mbyllën për disa ditë.

Në faqen e internetit https://homelandjustice.ru/ hakerat kanë ngarkuar dhjetra materiale që kanë ardhur në adresën e kreut të qeverisë, madje edhe ato që janë fshirë nga inbox.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Informacionit, sulmi i sofistikuar drejt sistemit të informacionit, vinte nga jashtë Shqipërisë, raporton euronewsal.

Lajme të ngjashme

Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Press

Kurti për shaminë në shkolla: Pragu të jetë nga 16-vjeç, s’është qëndrim i imi i ri

Press

Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Press

Ambasada amerikane në Kosovë: Kjo është lista e lajmeve të rreme nga Rusia (FOTO)

Press

Mërgata që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 13 miliardë euro

Press

Vuçiq në rolin e spiunit – flet për një task forcë që e udhëheq Kurti, përmend emrin e komandantit

Press