Press Online
RAJON

Ironi apo përnjëmend? Kurti e shpall “Ballkonin e Hapur” për mërgimtarët

Kryeministri Albin Kurti ka organizuar mbrëmë një ndejë për mërgimtarët në ballkonin e Kryeministrisë. Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti iu uroi mirëseardhje mërgimtarëve, ndërsa tha se ideja e “Ballkonit të Hapur” ishte iniciativë e stafit të tij.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam mirëpritur iniciativën e stafit të Kryeministrisë që ta bëjmë “Ballkonin e Hapur”, citohet të ketë thënë Kurti.

Duke iu folur të pranishmëve për vendimin e Qeverisë për t’ua mundësuar mërgimtarëve një angazhim gjashtëmujor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Kurti tha se “secili bashkatdhetar i yni në mërgatë është diplomat”.

“Në fjalën e tij, Kryeministri theksoi vendimin e Qeverisë për miratimin e Programit për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim përfshirjen aktive të mërgatës në politikë bërje dhe synon të forcojë lidhjen e saj me Kosovën, duke ju krijuar mundësi përfshirje të drejtpërdrejtë. Kjo nismë u mundëson bashkatdhetarëve tanë që të mund të vijnë edhe në institucionet tona të bëjnë punë zyrtare e praktike deri në gjashtë muaj, që t’i kontribuojnë politikës sonë të jashtme dhe shërbimit sa më cilësor të jashtëm të Republikës së Kosovës. Kryeministri tha se kjo tregon që ne nuk i shohim bashkatdhetarët tanë vetëm thjeshtë si kapital financiar, por si kapital human”, njoftoi ZKM.

Kuri aty ka përmendur faktin se një mërgimtare si Donika Gërvalla e ka bërë kryediplomate të Kosovës.

“Asaj thënies së famshme nga pak pesimiste se bashkatdhetarët po ndjehen as atje as këtu, kryeministri tha se i përgjigjemi me të kundërtën që besojmë se është e vërteta, ju jeni edhe atje edhe këtu, jeni fizikisht pjesën më të madhe të vitit jashtë atdheut por gjithsesi gjithmonë brenda kombit”, njoftoi ZKM.

Lajme të ngjashme

Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Press

Kurti për shaminë në shkolla: Pragu të jetë nga 16-vjeç, s’është qëndrim i imi i ri

Press

Stoltenberg takohet me Kurtin të mërkurën

Press

Ambasada amerikane në Kosovë: Kjo është lista e lajmeve të rreme nga Rusia (FOTO)

Press

Mërgata që nga pavarësia e Kosovës dërgoi mbi 13 miliardë euro

Press

Hakerët publikojnë e-mailet e Ramës

Press