Press Online
MAQEDONI

Kumtesë e përbashkët e MPJ dhe MB për deklaratën e zëdhënëses së MPJ të Rusisë, Zaharova

Kumtesa e përbashkët e MPJ dhe MB:

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet sovran i clili vendimet i merr në mënyrë të pavarur, duke u nisur nga parimet e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, Karta e OKB-së, parimet dhe zotimet e OSBE-së për mbrojtjen e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe stabilitetit global.

Maqedonia e Veriut që në fillim e dënoi ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë dhe qëndroi në mbështetje të integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, e para se gjithash në mbështetje të paqes, të të drejtave të njeriut dhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Në fakt, deri më tani, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nxori disa Vendime për ndihmë ushtarako-teknike me të cilat i ndihmojmë Ukrainës në mbrojtjen e integritetit të saj territorial, i cili është e rrezikuar nga ndërhyrja ushtarake.

Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e Аleancës më të fuqishme ushtarako-politike – NATO-s, në mënyrë të vendosur qëndron pas pozicionit dhe vendosmërisë së Aleancës që të jetë garantuese e paqes dhe sigurisë së vendeve të saja-anëtare dhe që t’i mbrojtjë vlerat, lirinë dhe sigurinë e breзave të tanishëm dhe të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

ESHR: Shkallë e ulët e zbatimit të masave të Qeverisë së Maqedonisë në sektorin e turizmit

Press

Nesër në Shkup, koncerti i madh Peace Festival për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Press

Grubi: Ndërtojmë të ardhme të re, duke mos lejuar përsëritjen e krimeve që errësojnë horizontin

Press

Qyçuk: Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, kjo do ta bllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Press

Çejku: Ali Ahmetin është kryediplomati më i mirë në RMV

Press

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Press