Press Online
TEKNOLOGJI

Samsung do t’ju mundësojë t’i fshihni të dhënat e juaja nga serviseri i telefonit

Samsung po vë funksionin e ri të quajtur Repair Mode. Sigurisht se ndoshta ndonjëherë keni hasur në situatën kur është dashur ta dërgoni telefonin për riparim, që ka qenë i mbushur me fotografi, mesazhe dhe të dhëna tjera të ngjashme, por që nuk kemi mundur të bëni asgjë për t’i mbrojtur të dhënat e juaja nga serviserët.

Rrjedhja e të dhënave nga telefoni që ka qenë në servis ka ndodhur shpesh nëpër botë, e funksioni i ri paralajmëron një zgjidhje e përkryer për situata të tilla, pasi ju mundëson mbylljen e të dhënave, por jo edhe të telefonit, transmeton Telegrafi.

Kur ta dërgoni telefonin për riparim, nuk do ta dërgoni pajisjen e mbyllur, pasi serviserët nuk mund ta testojnë nëse gjithçka është e mbyllur.

Kështu serviserët kanë qasje të kufizuar në pajisje, mund ta testojnë pajisjen dhe të shohin disa aplikacione pa të dhëna brenda tyre.

Sapo të ju kthehet pajisja, mund të riktheni telefonin në gjendjen e mëparshme, që do të thotë se mund të ktheni të dhënat e juaja.

Ky funksion i ri që Samsung e paralajmëroi në kumtesën më të fundit për media në gjuhën koreane, do të jetë i qasshëm fillimisht në telefonat Galaxy S21 dhe atë vetëm në Korenë e Jugut.

Kompania jugkoreane nuk ka bërë të ditur nëse Repair Mode do të arrijë edhe në rajone tjera, si dhe çfarë modele tjera do të mbështesin këtë funksion. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Twitter teston kombinimin e fotografive, klipeve dhe GIF-ve në një postim

Press

Serisë Xiaomi Mijia i shtohen Syzet AR me çipin Snapdragon 8

Press

Shtyhet transformimi i Instagram-it

Press

CEO i Huawei tregoi se si duket HarmonyOS 3

Press

Telefoni ikonik me kapak Motorola Razr po rikthehet në gusht

Press

OnePlus 10T do të vijë me ngjyrat e zezë Moonstone dhe Jade e gjelbër

Press