Xiaomi prezantoi konceptin e Syzeve të Mençura vitin e kaluar, dhe prototipi pothuajse është realitet pas më pak se një vit pas shpalljes.

Syzet Mijia me Kamerë tani janë gati për para-porositje në platformën e brendshme të kompanisë. Çmimi fillestar i këtyre syzeve fillon prej 361 eurove, dhe klientët do të marrin një pajisje prej 100 gramëve e cila ka të pajisur çipin Snapdragon 8, dhe gjithashtu kamerë të dyfishtë me zmadhim optik prej 5X.

Çipit Snapdragon i bashkëngjiten edhe 3GB RAM memorie dhe hapësirë prej 32GB, dhe siç duket ka edhe një ISP të pavarur, raporton GSMArena, përcjell Telegrafi.

Ekrani është produkt i SONY dhe ka një OLED me bazë silikoni me një shkëlqim maksimal prej 3,000 nit, ndërsa 1,800 nit janë të dedikuara për syrin, 3281 ppi densitet, dhe me certifikatë TUV për nivelet e dritës blu.

Kamera e dyfishtë ka një sensor kryesor prej 50MP me një lidhje pikselësh Quad Bayer, ndërsa kamera e dytë është një periskop telefoto me sensor 8MP, me zmadhim 5X me OIS, dhe mund të regjistrojë video deri në 100 minuta pa ndërprerë.

Kapaciteti i baterisë është 1,020mAh dhe mbështet rimbushje me “wireless” prej 10W. Rimbushja nga 0 në 80 për qind i merr 30 minuta kohë.

Specifikat dhe veçoritë e tjera përfshijnë përkthimin e drejtpërdrejtë në ekran dhe mbështetjen origjinale për asistentin e Inteligjencës Artificiale të Xiaomi, XiaoAI. /Telegrafi/