Press Online
SHËNDETI

Si mos t’ju pickojë asnjë mushkonjë? Sekreti është limoni

Mushkonjat janë një nga “telashet” më të lodhshme të verës, pasi na kafshojnë dhe nuk na lënë të flemë rehat.

Sigurisht, nuk duhet të harrojmë kurrë se mushkonjat mund të bartin edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika dhe ethet.

Ndërsa shumica prej nesh i drejtohen insekticideve kimike për të vrarë mushkonjat, këta agjentë kimikë dihet se shkaktojnë reaksione alergjike te shumë njerëz dhe janë thjesht të dëmshëm për të tjerët.

Lëngu i limonit rekomandohet nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) si një repelent shumë i mirë ndaj insekteve. Është veçanërisht efektiv kundër mushkonjave.

Arsyeja është përbërja aktive cineole, e cila ka veti antiseptike dhe kundër insekteve kur aplikohet në lëkurë. Gjëja më e mirë është se kjo përzierje nuk ka pasoja negative si kimikatet kundër insekteve. Për të përdorur këtë përzierje, përzieni lëngun e limonit me vaj eukaliptit në përmasa të barabarta dhe aplikojeni në trupin tuaj.

Lajme të ngjashme

3 arsye që do t’ju bindin të flini plotësisht lakuriq

Press

Përfitimet nga vaji i ullirit me limon

Press

Kujdes, nëse i ngrohni në mikrovalë këto ushqime mund t’ju helmojnë

Press

Ushqimet që rrisin rrezikun e prekjes nga skleroza

Press

Kjo është arsyeja pse nuk duhet të pini kurrë ujë para gjumit

Press

Gratë shtatzëna, mundësi më shumë të abortojnë nëse mbeten shtatzënë në verë

Press