Press Online
MODË

Si t’i zgjidhni xhinset e përsosura pa i provuar – tri truqe me cilindo model

Nëpërmjet këtij teksti po ju zbulojmë tri truqe me ndihmën e të cilëve pa i provuar të konstatoni se a ju përshtaten xhinset apo jo

Shikoni cilët janë ato truqe të cilët do t’ju ndihmojnë të gjeni xhinse të përsosura pa i provuar! – transmeton Telegrafi.

Madhësia e vërtetë dhe gjerësia e përshtatshme e belit

Kapni xhinset për beli dhe mbështillni përreth qafës në lartësinë e pullave (poshtë majtas). Nëse anash prekin pa probleme, xhinset kanë madhësi të përshtatshme. Nëse assesi nuk arrijnë të prekin janë shumë të vogla, madje edhe nëse palosen janë të mëdha.

Për t’i verifikuar gjerësinë e belit, lakojeni dorën në bërryl, shtrëngoni grushtin, dhe qitni xhinset në vijë e belit. Dora do të duhej pa problem do të futet duke plotësuar hapësirën. Xhinset duhet të jenë të mbërthyera (lart djathtas).

Ky truk vlen vetëm për xhinse të belit standard – Për ato me bel të lartë kërkohet vëllimi në të cilin dora nuk mund të futet kur përdoret ky truk.

Gjatësia e përshtatshme e këmbëve

Për të verifikuar gjatësinë e këmbëve, kapni për skaje, hapni duart sa të mundeni. Nëse bashkimi i këmbëve të xhinseve arrin në nivel të rrënjës së qafës, mu nën mjekër, janë të përshtatshme! Keni gjatësinë e vërtetë të këmbëve të xhinseve. Kjo vlen për xhinse të gjatësisë së rregullt deri në nyellin e këmbës.

Truk shtesë do të ishte ai me të cilin verifikoni se a do të kalohen shputat nëpër këmbët e xhinseve dhe natyrisht vlen për modele të ngushta. Bëjeni dorën grusht dhe kalojeni nëpër këmbën e xhinseve. Nëse grushti kalon pa problem, do të kalojë edhe shputa.

Natyrisht, këto truqe nuk do të thonë që do të garantojnë që xhinset do t’ju përshtaten perfekt, sepse ekzistojnë një sërë parametrash të cilët përcaktojnë këtë, në rend të parë janë modeli i xhinseve, përkatësisht këmbët e xhinseve, prandaj këmbët janë të gjera me ngushtim të vogël në drejtim të nyejve të këmbëve apo si zile që edhe ju e dini se cilin model e nënkuptojnë apo janë të ngushta etj.

Prandaj, para se t’i blini patjetër duhet t’i provoni, apo gjithsesi provoni këto truqe me cilindo model në dollap dhe do të bindeni se a janë me siguri të sakta. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Tendencat më joshëse të fundeve të verës, modelet që ju sjellin freskinë

Press

Këto veshje duhet t’i zgjidhni për festival këtë verë

Press

Stili i përkryer elegant i biznesit: Lidhni një shami rreth qafës me vetëm disa lëvizje

Press

Nga një copë pëlhure mund të bëni një sërë veshjesh – nga shalli deri te fustani

Press

Tendencat më joshëse të fundeve të verës, modelet që ju sjellin freskinë

Press

4 tendencat më të nxehta të kapelave të verës 2022

Press