Press Online
MODË

Tendencat më joshëse të fundeve të verës, modelet që ju sjellin freskinë

Mirë, është e qartë: Kur temperaturat rriten, mund të jetë vërtet e vështirë të vishesh. Çfarë mund t’ju mbajë rehat dhe freskët gjatë gjithë ditës, por edhe të dukesh e veshur me stil? Provoni një fund veror elegant. Ashtu si një fustan i derdhur, një fund i lirshëm është një opsion i freskët, sepse nuk është nevoja gjithmonë të veshësh pantallona sportive.

Këtë sezon, ka një mori stilesh që mund t’ju tërheqin vëmendjen sa u përket fundeve. Natyrisht, opsionet e shkurtra që ju tregojnë më shumë këmbë këmbë janë gjithmonë një zgjidhje e mirë vere, por edhe siluetat e gjata deri tek gjuri, midi dhe maxi ofrojnë shumë rehati dhe janë zgjidhje e menjëhershme dhe shumë e përshtatshme edhe për punë.

Mos harroni materialin kur të zgjidhni të vishni fundet verore. Përzierjet e pambukut dhe të linosë jo vetëm ju falin rehati, por janë më të rehatshme se copa të tjera më të rënda.

Cilat janë opsionet që mund të zgjidhni? Nga më të ndryshmet. Fundet xhins janë një alternativë e shumë e mirë për paraditet dhe ditët në plazh, ndërkohë që pëlhurat prej sateni dhe mëndafshi janë një zgjedhje e mirë për mbrëmjet.

Nëse jeni duke kërkuar të provoni trende të reja, provoni edhe fundet me thurje apo printe nga retro, silueta voluminoze apo edhe të tjera – të gjitha këto kanë nevojë vetëm për një bluzë të thjeshtë të bardhë dhe sandale.

Lajme të ngjashme

Si t’i zgjidhni xhinset e përsosura pa i provuar – tri truqe me cilindo model

Press

Këto veshje duhet t’i zgjidhni për festival këtë verë

Press

Stili i përkryer elegant i biznesit: Lidhni një shami rreth qafës me vetëm disa lëvizje

Press

Nga një copë pëlhure mund të bëni një sërë veshjesh – nga shalli deri te fustani

Press

Tendencat më joshëse të fundeve të verës, modelet që ju sjellin freskinë

Press

4 tendencat më të nxehta të kapelave të verës 2022

Press