Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 29 deri 37 gradë. Indeksi UV do të jetë 8.
Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo mesatare do të mbërrijë deri në 35 gradë.
DPHM paralajmëron se deri të shtunën do të mbajë mot i qëndrueshëm me rritje të temperaturave të ditës. Gjatë fundjavës në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Të dielën do të fryjë erë e fortë veriore që do të shkaktojë rënie të temperaturave prej 2 deri në 4 gradë Celsius.