Press Online
MAQEDONITOP LAJM

Referendumi alibi e Mickoskit kundër pushtetit, BE-ja “arma” e fortë e Kovaçevskit!

Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM-ja në pushtet dhe opozitarja VMRO-DPMNE kanë vazhduar përplasjet në distancë rreth propozimit francez dhe Referendumit për hapjen e Kushtetutës dhe futjen e komunitetit bullgar në Preambulë, shkruan PRESSonline.mk

“Kovaçevski e ofendoi popullin, të dëgjojë popullin në referendum është një hap mbrapa për të. Kovaçevski me këmbëngulje e ofendon popullin dhe thotë publikisht se për të nuk ka rëndësi mendimi i tij për kornizën e negociatave dhe se është i gatshëm ta detyrojë atë me çdo kusht. Kovaçevski nuk dëshiron referendum, sepse e di se populli nuk do ta mbështesë kornizën negociuese që po e shtyn, që do të thotë bullgarizim dhe asimilim. Populli duhet të ketë mundësi të shprehë mendimin e tij, Kovaçevski, i cili nuk ka mandat nga populli, nuk mund të marrë vendim për bullgarizimin e vendit dhe vendosjen e tij në një pozitë të caktuar”, thuhet në komunikatën me shkrim nga opozitarja VMRO-DPMNE, pas deklaratës së kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçaevski se “Referendumi i VMRO-së është i pavlefshëm”, përcjell PRESSonline.mk

Sipas opozitares VMRO-DPMNE, me kornizën e propozimit francez i jepet mundësi Bullgarisë të bllokojë Maqedoninë sa herë që komisioni historik nuk pajtohet pas periudhave të caktuara, personave apo opinioneve.

“Me këtë Bullgaria mund ta bllokojë Maqedoninë derisa të pranohen tezat e saj për mohimin e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Është bullgarizimi që fshihet pas protokollit”, nënvizojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Akuzave të VMRO-DPMNE-së, i janë përgjigjur edhe nga partia më e madhe në pushtet LSDM. Nga kjo parti thonë se me konferencën e parë ndërqeveritare dhe procesin e skriningut edhe zyrtarisht kemi nisur negociatat për anëtarësim në BE, diçka që kemi pritur prej 17 vitesh.

“Gjuha maqedonase është me formulim të pastër, pa fusnota dhe shtesa, ndërsa çështjet historike janë jashtë procesit të negociatave, në BE hyjmë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e Komisionit Evropian dhe përmes konferencës së parë ndërqeveritare. Me këtë ranë poshtë të gjitha gënjeshtrat rreth formulimit të gjuhës maqedonase, të gjitha gënjeshtrat për kinse asimilim dhe bullgarizim që në mënyrë histerike u përhapën nga VMRO-DPMNE dhe E Majta. LSDM përmes shumicës parlamentare dhe Qeverisë që udhëheq, dëshmoi se si mbrohen çështjet identitare dhe njëkohësisht realizohen qëllimet kyçe strategjike të vendit. E ardhmja e Maqedonisë është evropiane dhe nuk do të lejojmë askënd ta rrezikojë atë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.(PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

ESHR: Shkallë e ulët e zbatimit të masave të Qeverisë së Maqedonisë në sektorin e turizmit

Press

Nesër në Shkup, koncerti i madh Peace Festival për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Press

Grubi: Ndërtojmë të ardhme të re, duke mos lejuar përsëritjen e krimeve që errësojnë horizontin

Press

Qyçuk: Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, kjo do ta bllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Press

Çejku: Ali Ahmetin është kryediplomati më i mirë në RMV

Press

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Press