Press Online
MAQEDONITOP LAJM

Shkupi me optimizëm racional sa i përket bisedimeve me BE-në

“Jam optimist racional sa i përket bisedimeve me BE-në”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur për procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, vendi ndodhet para një hapi të ri në zhvillim.

“Jam optimist racional sa i përket bisedimeve, ndërsa kjo nënkupton se besoj në realizimin e qëllimit, punoj në atë dhe qëllimi do të realizohet. Ky është proces i pakthyeshëm që ecën përpara, që e çon shtetin përpara, proces nga i cili nuk ka kthim prapa, nuk ka as majtas, as djathtas. Nga të gjithë ne varet se sa shpejtë do të ecim para dhe sa shpejtë do të bëhemi anëtare e BE-së”, deklaroi Kovaçevski, përcjell PRESSonline.mk

Duke folur për ndryshimet kushtetuese që e presin vendin, Kovaçevski nënvizoi se çdo deputet, pavarësisht përkatësisë së tij politike apo fetare, ka obligim ndaj qytetarëve që të marrë vendime që do të thotë një e ardhme më e mirë për këtë gjeneratë dhe gjeneratat e ardhshme të shtetit.

“Aderimi më i shpejtë në BE do të thotë zhvillim më i shpejtë ekonomik, drejtësi më e madhe sociale dhe zhvillim më i madh i të gjitha segmenteve të tjera të shoqërisë sipas shembullit të vendeve evropiane”, theksoi kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në anën tjetër, presidenti Stevo Pendarovski deklaroi se koncepti i Evropës së Bashkuar na jep shansin më të mirë ta përmbyllim zhvillimin e Maqedonisë së Veriut si republikë evropiane bashkëkohore.

“Këto përpjekje janë flijimi i brezit tonë për të rinjtë tanë dhe për të ardhmen e tyre. Por, që e gjithë kjo të mos shkojë kot, na pret një punë enorme e papërfunduar në shtëpi ku duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë shtetin si të drejtë dhe progresiv në të cilin qytetarët maqedonas do të kenë jetë me dinjitet, arsim të mirë, shëndetësi cilësore dhe sistem efikas juridik që do të shkatërrojë krimin dhe korrupsionin”, tha Pendarovski.(PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

ESHR: Shkallë e ulët e zbatimit të masave të Qeverisë së Maqedonisë në sektorin e turizmit

Press

Nesër në Shkup, koncerti i madh Peace Festival për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Press

Grubi: Ndërtojmë të ardhme të re, duke mos lejuar përsëritjen e krimeve që errësojnë horizontin

Press

Qyçuk: Nëse bullgarët nuk përfshihen në Kushtetutë, kjo do ta bllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Press

Çejku: Ali Ahmetin është kryediplomati më i mirë në RMV

Press

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Press