Press Online
TEKNOLOGJI

Samsung vendosë rekord të ri të rrjetit 5G

Kompania Samsung Electronics ka vendosur një rekord të ri, kur bëhet fjalë për bartjen e të dhënave përmes rrjetit 5G mmWave. Testet janë kryer në partneritet me kompaninë NBN Co., që është plan i investimeve prej 750 milionë dollarëve australianë, transmeton Telegrafi. NBN përdor softuerë të ndryshëm për përmirësim në mënyrë që të nxjerrë më të mirën nga rrjeti 5G.

Gjatë testeve në teren, pajisja ka ngritur shpejtësinë mesatare të shkarkimit prej 1.75 Gbps, dhe një mesatare të shpejtësisë së ngarkimit prej 61.5 Mbps.

Shpejtësia maksimale e shkarkimit ishte 2.7 Gbps dhe u arrit nga një distancë prej 10 kilometrave largësi nga burimi, që është një rezultat mbresëlënës.

Samsung dhe NBN pretendojnë se është arritje e re jashtë zhvillimit të rrjetit 5G, jo vetëm në rajonet urbane por edhe në ato rurale. Sukseset e testit tregojnë që rrjeti 5G ka potencial të madh në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Kujdes: Po vidhen me të madhe kartelat bankare nga hakerët

Press

Mund të përdorni telefonin tuaj në avion, KE miraton përdorimin e 5G në fluturim

Press

110 vjet shtet, Google uron shqiptarët për Pavarësinë

Press

Meta dhe Twitter po shkurtojnë stafin, TikTok planifikon të shtojë punonjësit

Press

Ky truk zbulon se kush e shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram

Press

Musk planifikon ndryshimin e radhës në Twitter, çfarë do të ndodhë me postimet

Press