Press Online
KULTURËMAQEDONI

Shfaqet filmi “Sofia” në kinemanë Cineplexx në Shkup, Artan Grubi i vetmi politikan i pranishëm (FOTO/VIDEO)

Në Kinemanë Cineplexx në Shkup, mbrëmë u shfaq premiera e filmit “Sofia” i regjisorit Eduard Grishaj. Mes miqsh, artistësh, krijuesish nga bota e kinemasë, politika apo edhe trupi diplomatik regjisori ndau kënaqësinë e kësaj dite por edhe sakrificën dhe kohën e gjatë për realizimin e filmit, informon PRESSonline.mk

Artan Grubi
Artan Grubi

Të pranishëm në këtë event filmi ishin edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për sistem politik, Artan Grubi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka dhe gazetari e publicisti nga Kosova, Milam Zeka.

Milaim Zeka-Arbana Osmani
Milaim Zeka-Arbana Osmani

Ngjarjet në film zhvillohen në dy kohë. Një vajzë e re serbe viziton Shqipërinë në kërkim të rrënjëve të një historie të vjetër për gjyshin e saj gjatë Luftës së 1941.

Ajo bie në dashuri me një djalë shqiptar, duke filluar një marrëdhënie “të pamundur” midis dy kombeve të ndara nga lufta. Autori është frymëzuar nga të rinjtë serbë qe studiojnë gjuhën shqipe.

Mes kastit si Rozafa Celaj, Antonio Kodrinaj, Rita Gjeka, Adem Karaga, Alfred Trebicka, Çun Lajçi, Arbana Osmani etj, bie në sy dhe pjesmarrja e aktores së madhe Tinka Kurti.

Filmi ka fituar edhe çmime në Festivalin e Filmit në Romë “International Movie Aëard” në kategoritë “regjisori më i mirë” dhe “filmi më i mirë romantik”. Adhuruesit filmin tani e tutje mund ta ndjekin në kinemanë Cineplexx në Shkup. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Pendarovski: Pas përfundimit të luftës në Ukrainë dua të shoh nëse Ballkani Perëndimor do jetë në fokusin e BE-së

Press

Besimi: Materialet dhe dëshmitë do ta vërtetojnë pafajësinë time

Press

Grubi – Wahl: Nevojitet front i përbashkët i të gjithë aktorëve politik për ndryshimet kushtetuese

Press

Policia e Maqedonisë në aksion, parandalohet kontrabanda e cigareve nga Greqia

Press

Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës

Press

Grushtohet roja e Point Retail Park dhe ju vihet flaka bankomatëve

Press