Press Online
KURIOZITETE

Kush dashurohet më shpejt, meshkujt apo femrat

Një grup psikologësh në Borough of Manhattan Community College vendosën të testojnë nëse burrat dhe gratë përjetojnë pasion në të njëjtën mënyrë ose nëse njëra prej gjinive bie në dashuri pak më shpejt.

Këta ekspertë kanë identifikuar katër kritere të cilat ndikojnë në mënyrën se si burrat dhe gratë e perceptojnë dashurinë. Pavarësisht mitit të mirëpërcaktuar se femrat janë seksi më i dobët, rezultoi se meshkujt dashurohen shumë më shpejt.

Kjo për faktin se gjenetikisht, gratë janë të koduara për të mbrojtur veten dhe pasardhësit e tyre. Ndërkohë, meshkujt priren të udhëhiqen nga një grup më i vogël kërkesash gjenetike, ndaj bien më lehtë në dashuri.

Në shumicën e rasteve, burrat janë mjaft të dëshpëruar për të deklaruar së pari ndjenjat e tyre. Psikologët theksojnë se gratë kanë më pak gjasa të thonë “Të dua”, por kur e thonë nuk heqin dorë prej saj.

Një tjetër pikë interesante për t’u përmendur është se burrat magjepsen shumë më lehtë nga interesat tyre të dashurisë dhe bien më shpesh në dashuri me to.

Në Universitetin Teknologjik të Teksasit, studiuesit zbuluan se kur gratë bien në dashuri, ato bëjnë çmos për ta mbajtur atë marrëdhënie në këmbë, ndërsa burrat, me sa duket, thjesht kërkojnë një vend për të qëndruar gjatë natës.

Më në fund, psikologët dolën në përfundimin se femrat i kushtojnë më pak vëmendje pamjes së partnerit sesa meshkujt. Për zonjat, tiparet e karakterit dhe veprimet e partnerit janë më të rëndësishme se veshjett që ai përdor.

Ata preferojnë një burrë të kujdesshëm, të fortë, bujar dhe të vëmendshëm, i cili është i gatshëm të ofrojë mbështetje në vend të një djaloshi tërheqës. Të paktën kështu thotë hulumtimi.

Lajme të ngjashme

Gafa e mësueses: Fjalën HAHET që nxënësi e ka shkruar drejt, ia heq shkronjën H, e bën HAET

Press

Truri i adoleshentëve po ‘plaket’ më shpejt…

Press

Fshati ku s’ka gjoba parkimi dhe i tëri mund të merret me qira

Press

5 ndryshime mes grave dhe burrave që duken të çuditshme, por e kanë një shpjegim

Press

Quhet Tulipa Albanica, tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në Shqipëri

Press

Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet

Press