Press Online
KULTURËSHOWBIZ

Taylor Swift fiton gjashtë çmime në “American Music Awards”

Këngëtarja dhe kompozitorja, Taylor Swift fitoi të gjashtë trofetë për të cilët pretendonte të dielën (20 nëntor) në American Music Awards, duke përfshirë çmimin kryesor të natës: Artistja e vitit.

Çmimet e reja në AMA e ngritën totalin e trofeve të fituara nga Swiftit në 40-të, duke thyer rekordin e saj për më së shumti fitore në ceremoninë më të madhe në botë të çmimeve të votuara nga fansat.

Këngëtarja e “Anti-Hero”, e veshur me një kostum me shkëlqim prej ari, tha se mbështetja e fansave në vitet e fundit e kishte inkurajuar atë të shkruante më shumë muzikë, gjë që e bëri atë më të lumtur.

“Unë kam fansat për t’i falënderuar në thelb për lumturinë time”, tha Swift para publikut në ceremoninë në Los Angeles.

“Nuk mund të shpreh sa e pabesueshme është për mua që unë ende e bëj këtë dhe që ju ende kujdeseni”, shtoi ajo.

32-vjeçarja publikoi katër albume origjinale dhe dy ri-incizime në tre vitet e fundit, më shumë se i gjithë prodhimi i saj i dekadës së mëparshme.

Këngët nga albumi i saj më i fundit, “Midnights”, zuri të gjitha 10 vendet kryesore në tabelën e këngëve të Billboard pas debutimit të tij në tetor.

Çmimet e tjera për Swift në AMA përfshinin: Albumi më i mirë ‘country’, albumi më i mirë pop, Videoklipi më i mirë, artistja më e mirë pop, artistja më e mirë ‘country’.

Për artistin e vitit, Swift triumfoi mbi emra të tjetër të suksesshë, duke përfshirë Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny.

Lajme të ngjashme

Dua Lipa zbulon sindromen nga e cila vuan

Press

Këngëtarja shqiptare befason: Kam harruar ndjesinë e të bërit dashuri

Press

Tringa Avdiu, talentja e vogël që po mahnit me vizatimet e saj (FOTO+VIDEO)

Press

Aktorja e njohur turke dënohet me dy vjet burg

Press

Këta janë VIP-at që nuk pinë fare alkool, mësoni arsyet

Press

Ka qenë në një lidhje me Jay-Z? Rita Ora u jep fund thashethemeve për të

Press