Press Online
KURIOZITETE

Qyteti që po ofron 30 mijë euro për ata që vendosin të jetojnë aty

Një qytet piktoresk në Itali ofron deri në 30 mijë euro për ata që duan të blejnë një shtëpi dhe të zhvendosen për të jetuar aty.

Oferta vjen nga qyteti Presicce në rajonin e Pulias me shpresën që të joshë njerëzit për t’i dhënë sërish jetë një komuniteti gjithnjë e në largim.

Ajo që e bën këtë ofertë edhe më tërheqëse është fakti se Presicce është vetëm 15 minuta me makinë nga plazhet e mrekullueshme të bregdetit juglindor të Italisë, duke përfshirë Santa Maria di Leuca, që ndodhet mes detit Adriatik dhe atij Jon.

Ky është rasti i fundit i tentativave të autoriteteve lokale në Itali në përpjekje për të rivitalizuar shumë “fshatra fantazmë” dhe zonat rurale në të gjithë vendin.

“Ne ofrojmë deri në 30 mijë euro për njerëzit që dëshirojnë të zhvendosen këtu dhe të blejnë një nga këto banesa të braktisura. Financimi do të ndahet në dy pjesë. Ai do të jepet për blerjen e shtëpisë dhe pjesërisht për restaurimin e saj”, tha Alfredo Palese, një zyrtar lokal, për CNN.

Presicce ka zyrën postare, një supermarket, por edhe një bankë, njihet si “qyteti i arit të gjelbër”. Ai është i mbushur me gjelbërim e ullishta./A2CNN

Lajme të ngjashme

Gafa e mësueses: Fjalën HAHET që nxënësi e ka shkruar drejt, ia heq shkronjën H, e bën HAET

Press

Truri i adoleshentëve po ‘plaket’ më shpejt…

Press

Fshati ku s’ka gjoba parkimi dhe i tëri mund të merret me qira

Press

5 ndryshime mes grave dhe burrave që duken të çuditshme, por e kanë një shpjegim

Press

Quhet Tulipa Albanica, tulipani i kuq më i rrallë në botë gjendet në Shqipëri

Press

Historia misterioze e Kupës së Botës të vitit 1966, u vodh nga një hajdut, por nuk do ta besoni se nga kush u gjet

Press