Press Online
KRONIKA E ZEZË

Dramë në familje / Nusja rrahu vjehrrën, burrin, djalin e në fund edhe policin

Një dramë e vërtetë familjare ka ndodhur mbrëmë në Veles. Një grua pasi ishte fjalosur me vjehrrën e ishte sulmuar atë fizikisht e më pas, zënka ka vazhduar edhe me djalin e saj të mitur dhe me bashkëshortin. Drama ka vazhduar edhe pas ardhjes së policisë, të cilët nuk e kanë pasur të lehtë ta qetësojnë zonjën e nevrikosur. Madje nga kjo e ka pësuar edhe njëri nga policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën.

“Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi. Pas një debati të shkurtër ajo ka sulmuar fizikisht vjehrrën, djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin. Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga policët”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Policia e Maqedonisë në aksion, parandalohet kontrabanda e cigareve nga Greqia

Press

Një fëmijë nga Shkupi vdes në aksidentin mes dy veturave dhe një motoçiklete

Press

Shqiptarët në Kumanovë ftohen në biseda informative

Press

Shkupjani gjeti një kuletë dhe me letërnjoftimin e huaj “ia zbraz” llogarinë bankare pronarit të saj

Press

“Alarmet për bomba”, ngritët padi penale për veprën “terrorizëm”

Press

Dy të arrestuar për vjedhje në stacion hekurudhor të Kumanovës

Press