Press Online
RAJON

27 marrëveshje të nënshkruara Kosovë-Serbi nga viti 2011 – sa prej tyre janë zbatuar?

Kosova dhe Serbia mbrëmë më në fund kanë ardhur deri te marrëveshja për targat.

Kështu bëri të ditur Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili tha se Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet si KM, PR, e të tjera, teksa Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e veturave, raporton Klankosova.tv.

Në njoftimin e tij rreth arritjes së marrëveshjes, Borrelli ka thënë edhe se të gjitha marrëveshjet e kaluara në kuadër të dialogut duhet të zbatohen.

“BE-ja do të sigurojë që çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit. Palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen”, tha ai.

Por, nga viti 2011 deri para marrëveshjes për targat, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar 27 marrëveshje, disa prej të cilave janë zbatuar plotësisht, disa pjesërisht e disa aspak.

Një nga marrëveshjet që pritet të nisë së zbatuari është ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ish-kryeministri Isa Mustafa, pasi më 2015 kishte nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin, kishte thënë se i njëjti nuk do të ketë asnjë kompetencë ekzekutive.

Njësoj si Mustafa ishte deklaruar edhe ministri i Jashtëm i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte thënë se Asociacioni do të ketë kryetarin, nënkryetarin, kuvendin, këshillin, stemën dhe flamurin.

Normalizacija” është organizatë joqeveritare në Serbi, e cila ka bërë një vlerësim të asaj se sa janë zbatuar marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë nga viti 2011.

Këto marrëveshje, organizata në fjalë i ka ndarë në pesë kategori: 1. Të zbatuara plotësisht, 2. Të zbatuara pjesërisht, 3. Fillimi i zbatimit të pikave të rëna dakord, 4. Marrëveshje të zbatuara më së shumti, 5. Të pazbatuara.

Marrëveshja për regjistrin civil, për vulat doganore, shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës, marrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore në veri dhe fondi i zhvillimit, marrëveshja për integrimin e gjyqësorit, për integrimin e mbrojtjes civile, dhe ajo për njohjen reciproke të certifikatave për shoferë dhe automjete, sipas kësaj organizate, janë zbatuar plotësisht.

Ndërkaq, marrëveshja për kadastrën dhe ajo mbi parimet e përgjithshme – elementet kryesore të AKS-së – nuk janë zbatuar.

Pjesërisht të zbatuara, sipas organizatës, janë Marrëveshja mbi parimet që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve si dhe Marrëveshja për revitalizimin e urës së Mitrovicës.

Më poshtë e gjeni një listë me datat e marrëveshjeve të zbatuaratë pazbatuara, të zbatuara pjesërisht, të zbatuara në pjesën më të madhe si dhe i atyre që zbatimi ka filluar (marrëveshja e fundit për targat nuk është e përfshirë në këtë listë):

Marrëveshjet e zbatuara plotësisht

02.07.2011 – MARRËVESHJA PËR REGJISTRIN CIVIL

02.09.2011 – MARRËVESHJA PËR VULAT DOGANORE

24.02.2012 – MARRËVESHJA PËR PËRFAQËSIMIN RAJONAL

04.12.2012 – MARRËVESHJA PËR SHKËMBIMIN E ZYRTARËVE NDËRLIDHËS

17.01.2013 – MARRËVESHJA PËR MBLEDHJEN E TË HYRAVE DOGANORE NË VERI DHE FONDI I ZHVILLIMIT

09.02.2015 – MARRËVESHJA PËR INTEGRIMIN E GJYQËSORIT

26.03.2015 – MARRËVESHJA PËR INTEGRIMIN E MBROJTJES CIVILE

19.04.2016 – MARRËVESHJA PËR NJOHJEN RECIPROKE TË CERTIFIKATAVE PËR SHOFERË DHE AUTOMJETE

Të zbatuara pjesërisht

19.04.2013 – MARRËVESHJA E PARË MBI PARIMET QË RREGULLOJNË NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE

25.08.2015 – MARRËVESHJA PËR REVITALIZIMIN E URËS SË MITROVICËS

Marrëveshje të pazbatuara

02.09.2011 – MARRËVESHJA PËR KADASTRËN

25.08.2015 – MARRËVESHJA MBI PARIMET E PËRGJITHSHME – ELEMENTET KRYESORE TË AKS-SË

Zbatimi ka nisur

08.09.2013 – MARRËVESHJA PËR ENERGJINË

25.08.2015 – KONKLUZIONET E NDËRMJETËSIT TË BE-SË MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË ENERGJISË 2013

04.09.2020 – DOKUMENTET E UASHINGTONIT

30.09.2021 – TAKIMI I KRYENEGOCIATORËVE – MARRËVESHJA PËR TARGAT E VETURAVE

21.06.2022 – RRUGA PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJEVE PËR ENERGJINË

Marrëveshje të zbatuara më së shumti

02.07.2011 – MARRËVESHJA PËR LIRINË E LËVIZJES

21.11.2011 – MARRËVESHJA PËR PRANIMIN RECIPROK TË DIPLOMAVE UNIVERSITARE

02.12.2011 – MARRËVESHJA PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË KUFIJVE

23.02.2012 – PROTOKOLLI TEKNIK PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË KUFIRIT

08.09.2013 – MARRËVESHJA PËR TELEKOMUNIKACIONIN

14.11.2014 – MARRËVESHJA PËR VIZITAT ZYRTARE

19.01.2016 – KONKLUZIONE MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJEVE ORIGJINALE

13.09.2016 – ARANZHIMET LIDHUR ME FINALIZIMIN E ZBATIMIT TË MARRËVESHJES PËR LËVIZJEN E LIRË TË VITIT 2011

13.11.2016 – KONKLUZIONET E NDËRMJETËSIT TË BE-SË MBI ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË TELEKOMUNIKACIONIT 2013

30.11.2016 – KONKLUZIONET E NDËRMJETËSIT TË BE-SË PËR DREJTËSINË

Lajme të ngjashme

KE pranon se gabimisht kërkoi që shtetet e rajonit t’i vendosnin viza Kosovës

Press

Meloni: Kemi përgjegjësi të madhe ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor

Press

Michel: E ardhmja, më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE

Press

Von der Leyen: Ballkani Perëndimor po përparon sërish

Press

Samiti i BE/ Macron: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua!

Press

Borell konfirmon se ka një version të ri të planit “franko-gjerman”, që Lajçak e ka sjellë në Prishtinë dhe Beograd

Press