Press Online
GLOBI

Anketë: Shtrenjtimi i çmimeve është problemi më i madh për grekët

Shtrenjtimi i çmimeve të rrymës, benzinës dhe ushqimit janë temat kryesore që i shqetësojnë grekët përderisa dallimi mes Demokracisë së Re në pushtet dhe SYRIZA-s opozitare mbetet shtatë për qind, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i agjencisë Pulse” për televizionin “Skaj”.

Në pyetjen se sa sot i prekin qytetarët disa tema konkrete dhe aktuale në vend, në pozitat e para, sipas përgjigjeve të të anketuarve, janë çmimet e rrymës, benzinës dhe ushqimit me mbi 85 për qind, më pas pasojnë krimi, raportet greko-turke, çështja e emigrantëve, ndërsa në vend të fundit është rasti me përgjimet.

Në skenën politike, Demokracia e Re në pushtet me rejting prej 33 për qind është në vend të parë para SYRIZA-s opozitare e cila ka 26 për qind, e më pas vijojnë PASOK – Lëvizja për ndryshim, Partia komuniste, Zgjidhja greke dhe MERA25, përderisa kryeministri Kiriakos Micotakis edhe më tej është në epërsi para Aleksis Cipras në raport me atë se cili është më adekuat për kryeministër të vendit.

Lidhur me atë se kur duhet të mbahen zgjedhjet, mendimi është i ndarë mes të anketuarve. Një e treta (32 për qind) u përgjigjën në fund të mandatit katërvjeçar (që skadon në korrik të vitit 2023), po aq thanë më herët, ndërsa 24 për qind konsiderojnë se më mirë është zgjedhjet të mbahen në pranverë.

Hulumtimi i “Pulse” për televizionin “Skaj” u bë prej 19 deri më 22 nëntor të vitit 2022 me 1.205 persona të anketuar me të drejtë vote.

Lajme të ngjashme

Samiti i BE/ Macron: Kemi projekte konkrete për energjinë dhe integrimin. Skenari i frikës nuk është për mua!

Press

“Kush mbjell erë, korr stuhi”, Turqia kërcënon Greqinë

Press

Sholz: S’ka asgjë më keq se t’u japësh miliona njerëzve shpresa të rrejshme, Ballkani të hyjë në BE

Press

Blinken thotë se Putin nuk ka treguar asnjë shenjë se është i interesuar për bisedime

Press

Gjermania miraton Ligjin për azilkërkuesit dhe bashkimet familjare – lehtësohen procedurat për qëndrim të përhershëm

Press

Blinken: Nëse Putin dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër

Press