Press Online
MAQEDONI

ASH me referendum për hyrje eventuale në qeveri!

Opozitarja Aleanca për Shqiptarët (ASH) nuk përjashtonë edhe mbajtjen e referendumit partiak për hyrjen e saj në Qeveri. Burime partiake për PRESSonline.mk thonë se në taborin e ASH-së ka zëra “për” dhe “kundër” hyrjes në Qeveri.

“Ka zëra pro dhe kundër hyrjes në Qeveri. Këshilli drejtues i partisë deri në kongresin partiak ka diskutuar për të gjitha varijantet, edhe pse zyrtarisht asgjë ende nuk ka. Por, për çfarëdo vendimi do të kunsulltohen organet partiake. Nuk përjashtohet mundësia edhe e referendumit partiak ku anëtarët e partisë do të votojnë pro apo kundër hyrjes eventuale në Qeveri. Por, për momentin nuk ka asgjë konkrete edhe pse kontakte dhe sinjale nga shumica parlamentare ka”, thotë burimi ynë.

Siç mëson PRESSonilne.mk hyrja eventuale e ASH-së në Qeveri mund të ndodhë pas mbajtjes së kongresit të jashtëzakonshëm më 17 dhjetor. (PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Policia e Maqedonisë në aksion, parandalohet kontrabanda e cigareve nga Greqia

Press

Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës

Press

Grushtohet roja e Point Retail Park dhe ju vihet flaka bankomatëve

Press

Sa është K-15 sivjet, rroga e 13-të për punëtorët në Maqedoninë e Veriut?

Press

Moti sot

Press

SEANCA E 106-TË E QEVERISË/Grubi: Përmirësojmë kushtet e punës për personat me aftësi të kufizuara

Press