Press Online
MAQEDONI

Georgiev: Aleanca në qeveri është sukses i plotë për BDI-në

Hyrja e Aleancës për Shqiptarëve në qeveri është një sukses i plotë për BDI-në, sepse largon një parti të rëndësishme opozitare nga arena politike, kështu vlerëson politologut Gordan Georgiev, përcjell PRESSonline.mk

“E vendosni si partner të vogël në qeveri dhe praktikisht ia prishni identitetin, gjë që është problem, sidomos kur jeni në pushtet për një kohë të gjatë dhe keni një opozitë që pretendon se ju zëvendëson”, deklaroi Georgiev mes tjerash në emisionin “Win-Win” në televizionin Telma.

Sipas tij, tentimi për mbledhjen e një numri të mjaftueshëm deputetësh për amendamentet kushtetuese dhe ky lloj provokimi ndaj VMRO-DPMNE-së, në kuptimin “ja ku jemi 72, 73, 74, 75, na duhen edhe pesë deputet”, vajtimet e vazhdueshme në publik se “do t’i gjejmë, ka deputetë pro-evropianë në VMRO-DPMNE”, nuk do ta kryejë punën për ndryshimet kushtetuese.

“Teza ime është se pa të gjithë VMRO-DPMNE-në në anije nuk do të mund të ketë ndryshime kushtetuese. Dhe jo vetëm që nuk mund t’i bëjmë, por as nuk duhet t’i bëjmë”, theksoi Georgiev.(PRESSonline.mk)

Lajme të ngjashme

Pendarovski: Pas përfundimit të luftës në Ukrainë dua të shoh nëse Ballkani Perëndimor do jetë në fokusin e BE-së

Press

Besimi: Materialet dhe dëshmitë do ta vërtetojnë pafajësinë time

Press

Grubi – Wahl: Nevojitet front i përbashkët i të gjithë aktorëve politik për ndryshimet kushtetuese

Press

Policia e Maqedonisë në aksion, parandalohet kontrabanda e cigareve nga Greqia

Press

Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës

Press

Grushtohet roja e Point Retail Park dhe ju vihet flaka bankomatëve

Press