Press Online
SPORT

Glazer lavdëron Ronaldon: Ai është lojtar i madh i United

Avram Glazer e ka cilësuar Cristiano Ronaldon si “njërin prej futbollistëve më të mëdhenj të Manchester United” pasi është pyetur për vendimin e tij për shkëputjen e kontratës me portugezin

Biznesmeni amerikan, i cili është bashkëpronar i skuadrës nga Old Trafford, është pyetur edhe për atë se familja Glazer është e hapur për të pranuar oferta për ta shitur klubin. Ai nuk ka dhënë shumë të dhëna për këtë, duke thënë për Sky News që “bordi është duke kaluar nëpërmes një procesi” të shitjes derisa ka refuzuar të komentoi kritikat nga Ronaldo që ishin bërë në drejtim të bordit të tanishëm të United.

Ronaldo, i cili u kthye në Manchester për herë të dytë në verën e vitit 2021, tani është lojtar pa kontratë dhe vendimi se ku do të luajë ai pritet të ndodh pasi që ai ta përfundojë Botërorin.

Glazers janë në pronësi të skuadrës nga Old Trafford për 17 vite dhe tifozët vazhdimisht kanë protestuar kundër prezencës së tyre, por shpejt ata do të jenë rrugës së Ronaldos pasi që po përgatiten të largohen nga menaxhimi i kësaj skuadre duke e shitur atë. /GazetaExpress/

Lajme të ngjashme

Interi mund të detyrohet që ta shesë lirë Skriniarin në PSG

Press

A mund ta thyejë mallkimin në Botëror, Cristiano Ronaldo

Press

Boksieri shqiptar e nokauton serbin qysh në raundin e parë

Press

FIFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë

Press

“Perandoria e Cristiano Ronaldos” që gjeneron fitime 200 milionë euro në vit

Press

Mbappe homazh për Pele: Lutuni për Mbretin

Press