Press Online
SPORT

Interi vendos ta shesë Dumfries

Interi e di që duhet ta bëjë një shitje të rëndësishme në 12 muajt e ardhshëm dhe ata kanë vendosur që Denzel Dumfries të jetë lojtari që duhet të largohet, raportojnë mediat sot.

Mbrojtësi i djathtë holandez për momentin është në Katar me kombëtaren e tij Holandën duke garuar për Botëror nën drejtimin e Louis van Gaal. Dumfries është paraqitur disa herë për skuadrën e Simone Inzaghi këtë sezon por ka vuajtur për të pasur formë konsistente në fushë, gjë që u pa edhe në ndeshjen e parë të Holandës kundër Senegalit në Botëror.

Siç raporton Corriere dello Sport, Interi ka nevojë për të gjeneruar fonde në këto 12 muajt e ardhshme dhe janë të gatshëm ta shesin një titullar për të gjeneruar financa të reja. Ai lojtar që ata shpresojnë ta shesin është Dumfries, i cili për momentin ka çmimin 40 milionë euro.

Zikaltërit janë duke shpresuar që 26 vjeçari të luan mirë n Botëror në mënyrë që të tregon cilesit e tij në janar dhe kështu ta mbajnë atë deri në fund të sezonit.

Ofertat për Dumfries nuk kanë munguar për Dumfries; në verë Bayern Munchen kishte treguar interes për të dhe po ashtu Chelsea në të kaluarën, duke përfshirë në marrëveshje Romelu Lukaku. /GazetaExpress/

Lajme të ngjashme

Interi mund të detyrohet që ta shesë lirë Skriniarin në PSG

Press

A mund ta thyejë mallkimin në Botëror, Cristiano Ronaldo

Press

Boksieri shqiptar e nokauton serbin qysh në raundin e parë

Press

FIFA hap procedurë disiplinore kundër Serbisë

Press

“Perandoria e Cristiano Ronaldos” që gjeneron fitime 200 milionë euro në vit

Press

Mbappe homazh për Pele: Lutuni për Mbretin

Press